"Babalja" shijon lirinë në Kosovë – Foto e parë pas fitores me shtetin shqiptar


12/10/2018

Avokati i “Babales”, Tomë Gashi, ka argumentuar se një person që i është dhënë statusi i azilantit, nuk mund të arrestohet, mbi të gjitha kur në atdhe i rrezikohet jeta. 

Gjykata e ka pranuar këtë kërkesë, duke vendosur për lirimin e Albert Veliut. Vetë avokati ka publikuar një foto me Albert Veliun dhe djalin e tij pas përfundimit të seancës. 

Autoritetet shqiptare kërkuan arrestimin dhe ekstradimin e tij, pasi në Shqipëri, hetimet e Prokurorisë për krime të Rënda nxorën një dëshmi të re në çështjen “Babale”. Bëhet fjalë për Fredi Alizotin, që pretendohet se është kunati i Veliut, i cili në prokurori ka deklaruar se do të merrte 100 mijë euro për të aktruar në një audio-regjistrim, duke imituar zërin e Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm të Shqipërisë. 

Video u bë publike nga Partia Demokratike, dhe personi që komunikon me të pretenduarin Agron Xhafa, është Albert Veliu, i cili që prej muajit aj ndodhet në Kosovë. Ai aktualisht është në Qendrën e Azilit në Magure, bashkë me djalin e tij 18-vjeçar Ledion. megjithatë, çështja “Babale” ku akuzohet se vëllai i ministrit është duke bërë biseda për pazare droge, është ndërlikuar edhe nga një kamera e fshehtë që i është bërë Alizotit, ku në të në një version komplet tjetër, thotë se është presionuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për t’i qëndruar dëshmisë se do të paguhej për të aktruar si Xhafaj. /Gazeta Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart