Arratiset nga kampi i azilantëve në Prishtinë… “Babalen” e kapin në Hungari


10/01/2019

Prokuroria e Tiranës i tha Report Tv se është njoftuar për arrestimin e Albert Veliut nga autoritetet hungareze. Mësohet se Veliu është prangosur në fund të dhjetorit në Hungari teksa ishte arratisur nga kampi i azilantëve në Kosovë.

Menjëherë pas njohjes me urdhërin e arrestit ndërkombëtar nga Hungaria, autoritetet shqipare i kanë kërkuar atyre ekstradimin e tij drejt Tiranës.

Kjo kërkesë ka mbërritur në Hungari në rrugë diplomatike dhe pritet që brënda muajit janar Gjykata atje të vendosë nëse do të ekstradojë apo jo, Albert Veliun.

Albert Veliu është vënë në hetim nga autoritet shqiptare pasi dyshohet se krijuan përgjimin e rremë ku përfshihej vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhfaj, Agron (Geron) Xhafën në një aferë trafiku kanabisi nga Vlora drejt Italisë.

Për këtë “audiopërgjim” në burg qëndron Fredi Alizoti ndërsa në gjendje të lirë hetohet gazetari Jetmir Olldashi.

Fillimisht kjo dosje u hetua nga Krimet e Rënda ndërsa më pas u transferua tek Gjykata e Tiranës, ndërsa Albert Veliu fillimisht u arratis në Kosovë, ku edhe kërkoi azil politik.

Por ende pa dalë kjo përgjigje ai është arratisur në Hungari aty ku dhe është prangosur.

Ende nuk dihet cili do të jetë qëndrimi i autoriteteve hungareze për dhënien apo jo të kërkesës së Azilit për personin kyç në zbardhjen e sajesës së audiopërgjimit kundrejt një pagese prej 200 mijë euro. I kontaktuar nga Report Tv, avokati kosovar i Veliut njohur si Babalja shprehet se klienti i tij ka shkuar në Bruksel.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart