Apeli i ISHP-së në Shqipëri: Mos nënvlerësoni simptomat e gripit


01/03/2019

374 raste rezultojnë me virusin AH1N1. Shifrat i bën të ditura Instituti i Shëndetit Publik, i cili thotë se përgjatë tre muajve të fundit janë testuar 1015 mostra. 

Ndërkohë qarkullimi i gripit në vend sipas ISHP-së paraqitet me intensitet mesatar.

Specialistët bëjnë apel të mos nënvlerësojnë simptomat e gripit dhe nëse konstatojnë probleme në rrugët e frymëmarrjes të konsultohen me mjekun. 

Përgjatë këtij viti, gripi në Shqipëri ka shënuar pesë viktima. E fundit ishte një nënë re, e cila humbi jetën pak ditë pas lindjes bashkë me një nga binjakët e saj

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart