Aksidenti në Qafë-Thanë: Shoferi tap, nxënësve iu kërkua të mos tregojnë


17/11/2018

Në autobus udhëtonin nxënës, rreth 40 veta, të cilët kishin qenë në ekskursion.

Por në një denoncim qytetar të bërë në profilin në Facebook të ish-kryeministrit Sali Berisha, jepen detaje mjaft të rënda që bëjnë të thuash se fakti që asnjë jetë nuk është humbur, është veçse një mrekulli. Sipas denoncimit të qytetarit, autobusi ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi, ndërkohë që raportohet se shoferi ka konsumuar alkool. Qytetari i shkruan Berishës, duke thënë se nxënësit janë porositur të mos tregojnë për këtë situatë, ndërkohë që mësueset shoqëruese kanë qenë përgjatë gjithë kohës në kontakt me kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, pasi sipas denoncimit, ekskursioni i gjinazistëve të Roskovecit, ishte organizuar nga Bashkia.

Për më shumë lexoni denoncimin e qytetarit, të bërë publik në Facebook nga Sali Berisha
“Dje rreth ores 16 pasdite ne aksin Qafe Thane-Prrenjas ka ndodhur nje aksident. Nje autobuz me rreth 40 nxenes te nje gjimnazi te bashkise Roskovec u perplas fillimisht me shkembin dhe me pas me anesoret e rruges, fati i mire qe autobuzi nuk perfundoi ne gremine pasi gjysma e tij ngeli jasht ne gremine dhe gjysma ne rruge. Ne ishim makina direkt pas autobusit kemi lajmruar 112 dhe vetem nje ambulance ka ardhur. Si mund te transportohen 30-40 nxenes me nje ambulance? I kemi nxjerr nga dritarja pasi dera ishte bllokur dhe jan transportuar me makina te rastit. Mesueset porositnin nxenesit mos e beni publike , shume kan thyer kembet , duart e me fraktura te ndryshme . Urgjenca e Prrenjasit nuk kishte staf. Nje nga mesueset komunikonte vazhdimisht me kryetaren e bashkise Roskovec pasi eksursioni ishte organizuar nga bashkia. Nxenesit tregonin qe shoferi kishte pire 2 birra , sipas mendimit tone shpejtsia ishte tej normave te lejuara pavarsisht se rruga kishte lageshtire. Ne momentin e aksidentit aty kaloi dhe nje eskorte me targa zyrtare dhe fenelina ndezur por as qe ndaluan per te dhene ndihmesen e tyre.”

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart