20 vjeçari fierak arrestohet pasi i gjejnë në lokal lojërat e fatit - Gazeta Express

20 vjeçari fierak arrestohet pasi i gjejnë në lokal lojërat e fatit

20/02/2019 10:36

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 1 kompjuter që shërbente për llotari sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan në gjendje të lirë shtetasin: – E.Ç., 20 vjeç, banues në Fier.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në ambientet e lokalit në administrim të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun Fier deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.