Kthehu lart

Zaev – Kërstiqeviq: Mirëseardhje për Maqedoninë në NATO dhe mbështetje për në BE

Zaev – Kërstiqeviq: Mirëseardhje për Maqedoninë në NATO dhe mbështetje për në BE GazetaExpress

Mbështetje nga Qeveria kroate për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, me paralajmërim se Kroacia do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e shtetit tonë në Aleancë, ka transmetuar nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministër i Mbrojtjes Damir Kërstiqeviq në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev.

Ai në takimin ka paralajmëruar edhe mbështetje nga Kroacia për Republikën e Maqedonisë në qershor të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në.

“Janë transmetuar përgëzimet deri te kryeministri Zaev, nga kolegu kroat Andrej  Plenkoviq dhe nga Qeveria e Kroacisë, për Marrëveshjen e Prespës të arritur, si marrëveshje dypalëshe fituese, por edhe për rajoni dhe Evropën. Është vlerësuar se marrëveshja është shembull edhe për bashkësinë ndërkombëtare, si zgjidhen çështjet e hapura kontestuese.  Në këtë drejtim, janë përshëndetur politikat e kryeministrit Zaev, me të cilat konsiderohet se e ka marrë mbi vete përgjegjësinë për të ardhmen e vendit tonë, i cili së shpejti do të mbajë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e pres shërbimti qeveritar.

Kryeministri Zaev ka shprehur falënderim për mbështetjen e madhe dhe të vazhduar që e kemi nga Kroacia dhe paralajmëroi se shteti ynë është i gatshëm t’i marrë parasysh të gjitha përvojat pozitive nga Kroacia, si dhe në pjesën e mbrojtjes ashtu edhe në fusha të tjera për të cilat do të paraqitet nevojë me hapjen e kapitullit për negociata me BE-në.

“Jetojmë momente historike”, ka vlerësuar kryeministri Zaev para nënshkrimit të nesërm të Republikës së Maqedonisë dhe vendeve anëtare të NATO-s për protokollin për inkuadrimin e vendit në Aleancë.

Ai ka theksuar se edhe për shtetin tonë, si dhe për rajonin dhe për vendet anëtare, NATO do të thotë stabilitet dhe siguri dhe se pret kjo t’i hapë perspektivat ekonomike të shtetit.

Në takim bashkërisht është konstatuar se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kroacisë janë dy vende mike, pa çështje të hapura dypalëshe dhe se të gjitha proceset pozitive aktuale hapin mundësi të mëdha dhe për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik të ndërsjellë.

    Data: 05 Shkurt 2019 14:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera