Kthehu lart

Shkup, vazhdon vaksinimi kundër fruthit

Shkup, vazhdon vaksinimi kundër fruthit GazetaExpress

Për dallim nga ditët e kaluara, gjatë ditës së sotme numri i fëmijëve të cilët kanë pranuar vaksinën kundër fruthit është shumë më i ulët, gjegjësisht vetëm 11 fëmijë. Me këtë numri total i të vaksinuarve ka shkuar në 1069.

Nga ministria e Shëndetësisë nuk raportojnë për raste të reja të të prekurve ndërsa njoftojnë se gjendja e të prekurve është stabile dhe shkon drejt përmirësimit.

Për momentin tetë nga të prekurit janë në hospitalizim, të cilët pritet që të lëshohen nga spitali gjatë ditëve të ardhshme.

Nga Ministria përsërisin qëndrimin se ende vlen kriteri që fëmijët e pa vaksinuar nuk do të pranohen nëpër çerdhe derisa ta pranojnë të njëjtën.

Ndryshe, gjatë ditës së nesërme qendrat e vaksinimit do të jetë të hapura vetëm gjatë ndërrimit të parë, që domethënë nga ora 7:30 deri në orën 13:00./Alsat/

    Data: 06 Janar 2019 15:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera