Kthehu lart

Protokolli për Maqedoninë në NATO sot para Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit grek

Protokolli për Maqedoninë në NATO sot para Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit grek GazetaExpress

Komisioni për mbrojtje nacionale dhe punë të jashtme i Parlamentit grek, sot në orën 13:00 sipas kohës lokale do ta shqyrtojë projekt ligjin për “Ratifikimin e Protokollit drejt Marrëveshjes veriatlantike për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë veriore”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Raportues për projekt ligjin janë deputeti nga SYRIZA dhe ish-ministër i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas dhe deputeti nga Demokracia e Re, përgjegjës për politikë të jashtme, Jorgos Kumucakos.

Pritet që komisioni të mbajë një mbledhje, ndërsa nesër ligji të sillet në debat plenar në Parlamentin grek, që do të përfundojë me votim nga deputetët.

Projekt ligji nga Ministria greke e Punëve të Jashtme, me titullin “Ratifikimi i Protokollit drejt Marrëveshjes veriatlantike për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë Veriore”, dje u parashtrua në Parlamentin grek. Është nënshkruar nga ministri alternativ i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugallos, nga ministri i Mbrojtjes, Evangellos Apostollakis dhe nga ministri i Financave, Ekvilisdis Cakallotos, ndërkaq përmban tre nene.

Në dy nenet e para janë sqaruar hapat e ardhshëm pas ratifikimit të Protokollit, ndërsa i treti ka të bëjë me atë se Protokolli do t’i parashtrohet Arkivit të administratës amerikane.

Në prag të ratifikimit të Protokollit, përmes profilit të tij zyrtar në Tuiter u lajmërua lideri i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, i cili pohon se nevojitet që ratifikimi të jetë me shumicë të shtuar prej 180 në vend të 151 deputetëve, dhe parashtron pyetjen “nëse Demokracia e Re do të mbështesë propozimin për kundërkushtetutshmëri?”./MIA/

    Data: 07 Shkurt 2019 10:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera