Kthehu lart

Prodi: Maqedonia duhet sërish të jetë në rreshtin e parë për aderim në BE

Prodi: Maqedonia duhet sërish të jetë në rreshtin e parë për aderim në BE GazetaExpress

Republika e Maqedonisë duhet përsëri të vihet në rreshtin e parë për aderim në Bashkimin Evropian, theksoi Romano Prodi ish kryetari i Komisionit Evropian dhe ish kryeministër i Italisë, në takimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Procesi ka filluar që moti dhe tani vetëm duhet të vazhdohet, thotë Prodi dhe thekson se ai do e shfrytëzojë gjithë kapacitetin e tij në këtë drejtim.

Siç njoftoi pres shërbimi parlamentar, Xhaferi e informoi Prodin për zhvillimet aktuale politike, respektivisht për angazhimin e koalicionit të ri qeveritar për vendosjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët, me qëllim të zhvillimit të papenguar të integrimeve euroatlantike të vendit. Ai pohoi se tani të gjitha forcat do të drejtohen nga përmbyllja e kapitujve dhe nga çështjet ekonomike për arsye se, kur politika e hap rrugën për ekonominë, atëherë përfitimet janë reale dhe të dukshme për qytetarët.

Prodi, i udhëhequr nga përvoja e tij, u pajtua se vendet e vogla edhe më shumë i ndjejnë përfitimet nga anëtarësimi në Union.

Shkas për vizitën e Prodit në Maqedoni është nominimi i tij  për pranimin e Çmimit botëror për humanizëm për vitin 2019, çmim i vendosur nga Akademia e Ohrit për Humanizëm dhe i cili i ndahet për kontributin e tij unik për perspektivën e civilizimit bashkëkohor.

Xhaferi theksoi se ky çmim vjen në kohën e vërtetë, te njeriu i vërtetë, duke e pasur parasysh atë se Prodi ka qenë pjesë e kryesisë së Bashkimit Evropian në momentet me të vërtetë kritike për rajonin tonë, dhe kjo është vënia e kurorës mbi kontributin e tij human.

Romano Prodi është fituesi i trembëdhjetë i këtij çmimi me të cilën Ohri, qyteti i Uneskos, tashmë i ka shpërblyer fituesit e çmimit Nobël Aleksandar Solzhenjicin, Herta Miler, legjendën botërore Daisaku Ikeda, Ravi Shanker, Piter Bruk, Manoel de Oliveira.

    Data: 17 Janar 2019 15:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera