Kthehu lart

Para seancës për ndryshimet kushtetuese, Sela nesër takohet me shefin e NATO-s për Maqedoninë

Para seancës për ndryshimet kushtetuese, Sela nesër takohet me shefin e NATO-s për Maqedoninë GazetaExpress

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nesër do të takohet me shefin e misionit të NATO-s dhe zyrës pēr lidhje me Maqedoninë, Ambasadorin Zoran Jankoviq. Takimi do të zhvillohet në Kuvendin e Maqedonisë, ku temë diskutimi do të jetë integrimi dhe anëtarësimi Maqedonisë në NATO, ndryshimet Kushtetuese si dhe reformat në leminë e sigurisë, mëson INA.

Ky takim mes liderit të ASH Ziadin Sela dhe ambasadorit të NATO-s, kroatit Jankoviq mbahet pak ditë para seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese për marrëveshjen e Prespës, ku sipas të gjitha gjasave ambasadori i NATO-s do t'i kërkojë përkrahjen dhe mbështetjen e deputetëve të ASH z. Ziadin Sela dhe Syrija Rashidi, që siç thuhet do të jenë votat kyçe për ta arritur numrin 80 për ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës respektivisht ndërrimin e emrit të Maqedonisë si parakusht që Maqedonia këtë vit të anëtarësohet në NATO!

    Data: 07 Janar 2019 12:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera