Kthehu lart

Në Mavrovë 87 centimetra borë, më ftohtë në Kodër të Diellit

Në Mavrovë 87 centimetra borë, më ftohtë në Kodër të Diellit GazetaExpress

Temperaturë me e ulët në Maqedoni në orën shtatë është matur në Kodër të Diellit, ku janë regjistruar -15 gradë Celsius. Minus 13 janë matur në Berovë, -10 në Shtip dhe Krushevë, -9 në Mavrovë, Lazaropole dhe Strumicë, – 8 në Kriva Pallankë, -7 në Ohër dhe Demir Kapi, -6 në Pozharan, Topollçan, Manstir, Gjurishtë, Vinicë dhe Dibër, – 5 në Tetovë, Prilep dhe Shkup- Petrovec, – 4 në Pretor, Shkup- Zajçev Rid dhe Kumanovë, -2 në Dojran, 0 në Gjevgjeli ka bërë të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Më shumë borë ka në Mavorvë, ku lartësia e borës arrin në 87 centimetra, pasojnë Pozharani me 49, Lazaropole 48, Kodër të Diellit 47…

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, më i shprehur në rrjedhën e poshtme të Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 14 deri minus gjashtë, ndërsa ajo ditore prej minus pesë deri tre gradë.

Gjatë fundjavës do të mbajë mot stabil dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me kushte për mjegull nëpër lugina, sidomos të dielën. Të dielën pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa të hënën gjatë ditës do të ketë reshje të borës me intensitet të dobët deri mesatar. Të martën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.

    Data: 12 Janar 2019 11:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera