Kthehu lart

Në Mavrovë 66 centimetra borë, në Berovë minus 21 gradë Celsius

Në Mavrovë 66 centimetra borë, në Berovë minus 21 gradë Celsius GazetaExpress

Minus 21 gradë Celsius janë matur sot në mëngjes në Berovë, minus 20 në Manastir, minus 18 në Mavrovë, ndërsa minus 17 në Strumicë.

Nën zero është kudo në Maqedoni. Sipas parashikimit të DPHM, moti i ftohtë dhe temperaturat në minus do të vazhdojnë edhe gjatë ditës.

Në male është formuar shtresë e dëborës e cila është më e larta në Mavrovë 66 centimetra dhe në Krushevë 27 centimetra.

Nën ndikimin e lagështisë dhe valës së ftohtë, nesër dhe të enjten paradite do të ketë reshje të reja të borës, veçmas në pjesët perëndimore. Pastaj vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë me temperatura të ulëta, ndërsa gjatë ditës rritje e butë.

    Data: 08 Janar 2019 10:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera