Kthehu lart

Ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe të Ligjit për media në seancë parlamentare

Ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe të Ligjit për media në seancë parlamentare GazetaExpress

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 83-të, në të cilën në rend dite është Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor në procedurë të shkurtuar, i propozuar nga deputetët e shumicës parlamentare dhe të opozitës.

Me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit për pagesë të rregullt të mjeteve nga Buxheti për reklamimin politik në bazë të dëshmisë së kërkuesit, por pa mundësi ato dëshmi të verifikohen. Për shkak të nevojës nga precizimi i këtyre dispozitave ligjore me Propozim ligj rregullohet edhe mënyra e verifikimit të kërkesave të parashtruara për kompensim të mjeteve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, qëndron në shpjegimin.

Njëherësh fshihen edhe dispozitat të cilat i referohen obligimeve të KSHZ-së të kryejë monitorim të mediave elektronike (portaleve) gjatë proceseve zgjedhore, me faktin se KSHZ nuk ka kushte teknike që të zbatojë këtë aktivitet. Me ndryshimet e propozuara për monitorim angazhohet Agjencia për audio dhe shërbime audiovizuale mediale. Agjencia në afat prej 30 ditësh nga dita e sjelljes së të këtij ligji duhet të miratojë metodologji për monitorim të paraqitjes zgjedhore mediale përmes serviseve radiotelevizive dhe programore gjatë kohës së proceseve zgjedhore dhe të njëjtat t’i publikojë në ueb faqen e saj.

Pika e dytë dhe e fundit në seancë për të cilën deputetët do të debatojnë është Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale në procedurë të shkurtuar.

Sipas shpjegimit ndaj propozimit ligjor, me ndryshimet kryhet harmonizim i afatit të planit financiar të RTVM-së me ndryshimet e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale nga dhjetori i vitit 2018 dhe urdhërohet pranimi i obligimeve të operatorëve për regjistrim të serviseve te jashtme dhe të brendshme. Me nenin 3 përcaktohet edhe afati për harmonizimin e reklamimit të filluar të stacioneve private dhe RTVM-së, lidhur me marrëveshjet e bëra për reklamim, ndërsa i shtohet edhe një nen i ri për aplikim të rregullave për obligimet e operatorëve për regjistrim të serviseve të jashtme dhe vendore programore.

    Data: 04 Shkurt 2019 10:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera