Kthehu lart

Nacionalistët maqedonas sot protestojnë kundër ndryshimeve kushtetuese

Nacionalistët maqedonas sot protestojnë kundër ndryshimeve kushtetuese GazetaExpress

Organizata nacionaliste maqedonase “Tvrdokorni”, e cila ishte organizatore edhe e protestave dhe ngjarjeve të 27 prillit, ka njoftuar se sot do të protestojnë sërish kundër ndryshimeve kushtetuese.

Kjo organizatë u bën thirrje qytetarëve maqedonas që masovikisht të mbështesin protestat, të cilat sipas tyre, do të tregojnë se kush është maqedonas i vërtetë.

“Çdo maqedonas me dinjitet pa u bindur shumë duhet ta dijë se është i detyruar të jetë i pranishëm në protesta, në emër të tij dhe familjes së tij të tregojë mospajtueshmëri për aktin më të madh të tradhtisë”, thonë nga kjo organizatë.

    Data: 09 Janar 2019 11:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera