Kthehu lart

MPPS: Së shpejti lehtësime të reja për personat me nevoja të posaçme

MPPS: Së shpejti lehtësime të reja për personat me nevoja të posaçme GazetaExpress

Ministria e Punës dhe Poliikës Sociale e Maqedonisë porosit se përparimi i të drejtave dhe përmirësimi i kushteve për personat me nevoja të veçanta ka qenë dhe do të mbetet prioritet për Ministrinë.

Me Ligjin e ri për mbrojtje sociale, thonë nga Minisitria, do të vendosen dy shërbime për personat me nevoja të veçanta dhe atë: E drejta për asistencë personale dhe shërbimi për ndihmë shtëpiake.

“E drejta për aftësi të kufizuar për zgjerohet edhe për personat me pengesa intelektuale, ndërsa shtesa për kompensim të rrogës për orarin e shkurtuar për prindërit që kujdesen për fëmijë me nevoja të veçanta do të rritet në 50 për qind të rrogës mesatare”, njofton MPPS.

Prej aty shtojnë se do të rritet edhe ndihma për familjet që kujdesen për person me nevoja të veçanta për 15 për qind.

“Gjatë vitit të kaluar janë hapur disa qendra ditore për personat me nevoja të veçanta”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.

    Data: 07 Janar 2019 11:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera