Kthehu lart

Mickoski: VMRO-DPMNE-ја nuk do ta legjitimojë ndryshimin e Kushtetutës

Mickoski: VMRO-DPMNE-ја nuk do ta legjitimojë ndryshimin e Kushtetutës GazetaExpress

Sot është akti final i një procesi të marrë në të cilin Republika e Maqedonisë është e futur nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe shumicës qeveritare, deklaroi sot para ndërtesës kuvendore, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Deri në ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues, siç theksoi, arrihet jo përmes rrugës demokratike, por përmes aktit të dhunës ndaj procedurave, shantazheve dhe kërcënimeve ndaj deputetëve dhe të afërmve të tyre.

Mickoski paralajmëroi se VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” në seancën e sotme nuk do të japin legjitimitet për ndryshim të Kushtetutës për shkak se, siç shtoi, ndryshimet e këtilla nuk kanë legjitimitet nga qytetarët.

Për referendum, siç theksoi Mickoski, Zoran Zaev nuk mori mbështetje për ndërrim të Kushtetës dhe emrit, por këtë e bën në mënyrë kriminele përmes përdorimit të mekanizmave gjyqësorë dhe prokurorë për shantazhim të deputetëve që të votojnë.

“Mbetet e regjistruar se emrin nuk e ndërrojnë qytetarët por 80 deputetë të siguruar përmes shantazheve dhe kërcënimeve”, thotë ai dhe shton se tek një pjesë e deputetëve kemi votim nën shantazhim, e jo votim sipas bindjes dhe vullnetit.

Kjo Qeveri, siç thekson Mickoski, e humb legjitimitetin për shkak se zbaton politikë që nuk ka legjitimitet nga qytetarët.

Lideri i VMRO-DPMNE-së iu drejtuar qytetarëve duke thënë se edhe ai do ta shfrytëzojë të drejtën demokratike që qetë dhe me dinjitet të protestojë dhe kundërshtojë për gjithë atë që po ndodh dhe do të ndodh sot, por dhe në ditët në vijim në Kuvend.

Mickoski nuk ishte i shoqëruar nga një pjesë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe me këtë rast nuk deshi të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve.

    Data: 09 Janar 2019 15:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera