Kthehu lart

LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE kërkojnë alibi për humbjet në zgjedhjet që i pret

LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE kërkojnë alibi për humbjet në zgjedhjet që i pret GazetaExpress

Paralajmërimi i VMRO-DPMNE-së antiperëndimore për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale është konfirmim se Hristjan Mickoski e di se nuk ka mbështetje te qytetarët dhe kërkon alibi për humbjen në zgjedhe që e pret.

Kështu thuhet në komunikatën e sotme të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, pas paralajmërimeve se partia më e madhe opozitare maqedonase mund t'i bojkotojë zgjedhjet presidenciale që do të mbahen këtë pranverë.

"Mickosi antiperëndimor është i dëshpëruar, tërësisht i humbur në mossuksesin e veprimit të tij destruktiv antiperëndimor.

Ai, Gruevski, Ivanovi dhe Baçevi nuk arritën ta bllokojnë ardhmërinë e Maqedonisë në BE dhe NATO, humbën nga qytetarët.

Qytetarët nuk do të lejojnë Ivanov të ri e as Gruevski të ri.

Maqedonia po ec përpara. Qytetarët vendosën për progres dhe integrim në NATO dhe BE", thuhet në komunikatën e LSDM-së.

    Data: 15 Janar 2019 18:25
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera