Kthehu lart

LSDM dhe BDI ende nuk kanë marrëveshje për kandidat eventual konsensual

LSDM dhe BDI ende nuk kanë marrëveshje për kandidat eventual konsensual GazetaExpress

Koalicioni qeveritar i LSDM-së dhe BDI-së ende është në fazë të konsultimeve dhe analizave për atë se si do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërsa në LSDM ende nuk është hapur çështja për kandidatët e mundshëm, as për atë nëse kjo do të shkohet me konceptin e kandidatit konsensual ose jo, por të gjitha opsionet, por të gjitha opsionet mbeten të hapura.

Këtë e deklaroi sot nënkryetarja e LSDM-së dhe nënkryetare e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski në margjinat e tryezës së rrumbullakët profesionale “Zbatim i teknologjive të reja në proceset zgjedhore”.

“Çështjet mes partnerëve në koalicion në Qeveri zhvillohen në kuadër të organeve të partive dhe nuk kanë përfunduar. Ende zhvillohen analiza dhe konsultime. Në parti ende nuk janë hapur çështjet rreth kandidatëve të mundshëm, nëse ky do të jetë koncepti i kandidatit konsensual ose jo, por gjithsesi të gjitha opsionet janë të hapura për bisedime dhe do të ta zgjidhim mënyrën më përkatëse që të mund t’i bashkojmë qytetarët rreth kandidatit të LSDM-së”, theksoi Tashevski Remenski.

Në pyetjen për mundësinë që bashkë me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare, ajo theksoi se zgjedhjet për shef të shtetit janë konform afateve, ndërsa zgjedhjet e parashikueshme i paralajmëron dhe i kërkon lideri i opozitës Hristijan Mickovski, ndërsa kryeministri e merr parasysh kërkesën që do të diskutohet në organet e partisë.

Megjithatë, sipas saj, momentalisht vëmendja duhet të orientohet drejt reformave të projektuara, drejt marrjes së raportit pozitive dhe hapjes së negociatave me BE-në, e jo drejt luftës mes partive politike.

    Data: 17 Janar 2019 14:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera