Kthehu lart

Të dënuarve për Sopotin u refuzohet dëmshpërblimi (Dokument)

Të dënuarve për Sopotin u refuzohet dëmshpërblimi (Dokument) GazetaExpress

Ish-të dënuarit në rastin Sopoti në fundjavë janë njoftuar nga Ministria e Drejtësisë me përgjigjen negative të këtij dikasteri ndaj të drejtës së tyre për dëmshpërblim, njofton Alsat-M.

Jo zyrtarisht mësohet se dikasteri i Renata Deskoskas nuk ka buxhet për ta mbuluar dëmin e Sopotasve.

Megjithatë arsyet zyrtare pritet t’i shpalosin avokatët e ish-të dënuarve. Në rast se resori i Drejtësisë nuk i mbulon dëmet për shkak të mungesës së buxhetit, çështja kalon në instanca gjyqësore.

Kërkesa për dëmshpërblimin e një pjese të dënuarve ishte dërguar në muajin maj të këtij viti.

(A. K. - Alsat-M)

    Data: 24 Shtator 2018 10:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera