Kthehu lart

Humb jetën një person në aksident në rrugën Manastir - Resnjë

Humb jetën një person në aksident në rrugën Manastir - Resnjë GazetaExpress

Një person ka humbur jetën në aksident rrugor që ka ndodhur dje në rrugën Manastir – Resnjë, te vendi i quajtur “Çeshmi”.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se dje në orën 16.00 është njoftuar se në rrugën magjistrale Manastir – Resnjë, te vendi i quajtur “Çeshmi”, ka ndodhur një aksident midis automjetit “Seat kordoba” me targa të Prilepit, të drejtuar nga L.P. (64) nga Pripeli dhe automjetit “Folsfagen pasat” me targa të Ohrit, të drejtuar nga D.K. (38) nha fshati Dërmen të Resnjës.

Në vendin e ngjatjes ka vdekur L.P., ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi D.K., si dhe bashkudhëtarët nga i njëti automjet L.K. (39) dhe dy fëmijë të moshës 14 dhe 11, të gjithë nga fshati Dërmen.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e prokurorit publik dhe ekipi i SPB-së-Manastir.

    Data: 07 Janar 2019 11:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera