Kthehu lart

Harroi koftorin ndezur, i digjet shtçpia 72-vjeçares në Shkup

Harroi koftorin ndezur, i digjet shtçpia 72-vjeçares në Shkup Foto: Ilustrim GazetaExpress

Një zjarr ka shpërthyer rreth mesnatës në katin e parë të shtëpisë së 72-bjeçares S.S në rr “Gjorgi Pop Hristov” në Shkup.

Gruaja ka shpëtuar pasi është nxjerrë jashtë nga ana e fqinjëve të saj nga kati i dytë F.M (20) dhe M.M (28).

MPB informon se sipas analizave fillestare, me siguri arsye për zjarrin është koftori i ndezur i harruar në kuzhinë.

Zjarri është shuar nga brigada zjarrfikëse 20 minuta pas mesnate.

Për shkak të thithjes së sasisë më të madhe të tymit  F.M dhe M.M u është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën klinike – Nënë Tereza, pas çka janë lëshuar në trajtim shtëpiak. 

    Data: 06 Janar 2019 14:14
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera