Kthehu lart

Fjalët përfundimtare të mbrojtjes për “27 prillin”

Fjalët përfundimtare të mbrojtjes për “27 prillin” GazetaExpress

Me fjalët përfundimtare të mbrojtjes sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill 2017.

Fjalë përfundimtare në seancën e kaluar kishte Prokuroria Publike, e cila është përfaqësues i akuzës për rastin “27 prilli”, në të cilin ishin të akuzuar 33 persona, por në pajtueshmëri me ligjin për amnisti janë falur gjithsej 15 persona.

Prokurorja Villma Ruskoska në fjalën përfundimtare ka thënë se në gjykatën nuk duhet të ndikojë ajo që dikush ballafaqohet me 10 vjet burg, ndërsa dikush tjetër për të njëjtën është amnistuar dhe se për gjyqin duhet vetëm të ndikojnë faktet që i pamë në gjykatë.

“Aktakuza tregoi se më 27 prill është kryer sulm i organizuar i dhunshëm ndaj një institucioni të rëndësishëm. Prokuroria tregoi se ky ka qenë sulm i organizuar dhe me paramendim. Dëshmitë treguan se masat e ndërmarra janë ndërlidhur me qëllim të rrezikohet rendi kushtetues. Tregoi se kjo akuzë nuk është revanshizëm politik, por akt i tregimit të veprës dhe ruajtjes së të drejtës”, ka thënë Ruskoska.

Fjalë përfundimtare duhet të japin të akuzuarit Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski, Mitko Peshev, Oliver Popovski, Munir Pepiç, Abdulfeta Alimi, Igor Durlovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski Ninxha, Nikola Mitrevski Kolio, Mladen Dodevski, Gorançe Angelovski, Vlatko Trajkovski dhe Uilliam Mihajlovski të cilët ngrakohen se kanë bërë vepër penale rrezikim terrorist të rendit kushtetues.

Procedura është ndarë për të akuzuarit Oliver Radullov dhe Sasho Markovski, të cilët akuzohen për ndihmë në veprën penale, rrezikim terrorist të rendit kushtetues.

    Data: 04 Shkurt 2019 10:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera