Kthehu lart

Bujar Osmani do të bëjë vizitë zyrtare në SHBA

Bujar Osmani do të bëjë vizitë zyrtare në SHBA GazetaExpress

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, këtë javë do të udhëtojë për vizitë disaditore në Uashington, në kuadër të së cilës do të marrë pjesë në Mëngjesin tradicional të Lutjeve në organizim të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Siç kumtuan nga kabineti i zëvendëskryeministrit, në kuadër të vizitës Osmani do të mbajë takime edhe me përfaqësues të lartë të administratës së Shtëpisë së Bardhë, mes të cilëve edhe me zëvendës ndihmës i Sekretarit Shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euro-azi, Metju Palmer, si me Uiljam Berkli, drejtor për NATO dhe Çështje Evropiane në Këshillin Nacional për Siguri në administratën e Shtëpisë së bardhë.

Është planifikuar edhe vizitë në Kongresin amerikan, ku Osmani do të mbajë një sër takimesh me kongresmen dhe senatorë, mes të cilëve edhe me kongresmenin Stiv Stilers, i cili deri në janar të këtij viti ushtronte detyrën e kryetarit të Komitetit Nacional Republikan në Kongresin e SHBA-së; më pas edhe me kongresmenen Debi Dingel, nënkryetare me Komitetin Demokratik për Krijimin e Politikave në Kongresin e SHBA-së; ndërkaq vizita qendrore e Kongresit do të jetë takimi me kryesuesin e Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA-ve – Eliot Engel.

Në kuadër të vizitës, Osmani do të merr pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët para përfaqësuesve think-tank një nga organizatat më me ndikim në SHBA tema e të cilit është bashkëpunimi i SHBA-së dhe Evropës – “Fondi Marshall i Gjermanisë” (German Marshal Found), ku fjalën e tij do ta ketë në temë: Hapat e ardhshëm: Maqedonia në rrugë drejt reformave demokratike dhe anëtarësim në NATO dhe BE” (Next Steps: Macedonia on the Road to Democratic Reform, NATO and EU Membership).

Në agjendën e Osmanit janë edhe vizitat në institucionet më të mëdha amerikane, ku do të mbajë takim me Pol MekKarti, drejtor Rajonal për Evropë në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), si dhe me Sheri Brajan, nënkryetar i Institutit Nacional (NDI)

Vizita e Osmanit në SHBA vjen në një periudhë të rëndësishëm për ardhmërinë evropiane dhe euro- atlantike të vendit, pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Maqedonisë dhe Greqisë, me të cilën pastrohet rruga për integrimin euro- atlantik të vendit.

    Data: 03 Shkurt 2019 19:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera