Kthehu lart

Bisedime për shumicë prej dy të tretash para fazës përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese

Bisedime për shumicë prej dy të tretash para fazës përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese GazetaExpress

Vazhdojnë bisedimet me përfaqësuesit e Besës opozitare nga blloku shqiptar për sigurimin e shumicës prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese. Në takimin e sotëm të grupit punues që përbëhet prej një përfaqësuesi nga Kabineti i kryetarit të Qeverisë, si propozues i autorizuar i amendamenteve kushtetuese dhe ligjit kushtetuese dhe përfaqësues nga udhëheqësia e deputetëve të “Besës”, duhet të shqyrtohen hollësisht propozimet dhe të definohen qëndrimet përfundimtare.

Ky është takimi i dytë me përfaqësues të Besës pas atij të së premtes mes kryetarit të partisë opozitare, Bilal Kasasmit dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Vetëm liderët e partive opozitare shqiptare Besa dhe Aleanca për Shqiptarët parashtruan amendamente kushtetuese në afatin e paraparë ligjor, ndërsa VMRO-DPMNE-ja opozitare paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në ndryshimet.

Tani për tani nuk ka informacione nëse do të ketë takim Zaev-Slea. Kryetari i partisë dhe deputet Zijadin Sela paralajmëroi se sot në Parlament do të realizojë takim me shefin e Zyrës për lidhje me NATO-n në vend Zoran Jankoviq, në të cilën pritet temë të jetë pikërisht marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese.

Kryeministri Zoran Zaev është optimist se do të bëjë gjithçka që të sigurojë shumicë prej dy të tretave për mbështetjen e amendamenteve kushtetuese, në seancë plenare ndërsa numri i deputetëve që do ta mbështesin do të dihet gjatë votimit.

“Dy partitë opozitare nga blloku shqiptar deri tani kanë qenë konstruktiv në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Një pjesë e sugjerimeve të tyre janë inkorporuar”,ka thënë Zaev.

Faza e tretë dhe e fundit e implementimit të Marrëveshjes së Prespës fillon javën e ardhshme më 9 janar kur është caktuar seanca kuvendore për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Teksti i amendamenteve të Kushtetutës me propozim të Qeverisë që të kalojnë duhet të mbështeten prej së paku dy të tretave të deputetëve në shtëpinë ligjdhënëse. 

    Data: 08 Janar 2019 11:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera