Zaevi dhe Ademi nesër për vizitë pune në Bullgari


03/02/2019

Dy kryeministrat, siç njofton zyra për informim e Qeverisë së Maqedonisë, do të diskutojnë për bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm, projekte në fushën e infrastrukturës dhe transportit, si dhe për zbatimin e Marrëveshjes ndërshtetërore për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim.

Në delegacion do të jenë edhe ministri i Kulturës Asaf Ademi dhe koordinatori kombëtar për kulturë, Robert Allagjozovski.

Gjatë vizitës, ministrat e kulturës të dyja vendeve, Boil Banov dhe Asaf Ademi, do të nënshkruajnë “Program për bashkëpunim në fushën e kulturës” mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart