"Të dyshuarit nuk do t’i ikin përgjegjësisë, pavarësisht mendimit të Supremes për PSP-në"


05/02/2019

Ajo theksoi se sistemi juridik në Maqedoni duhet të vazhdojë me procedurat hetuese të lëndëve të cilat PSP nuk arriti t’i përfundojë.

“Është fakt se të gjitha partitë politike u pajtuan për formimin e PSP-së. Ky është shumë element i fuqishëm dhe i madh për ekzistimin e saj. Minimizimi i saj tani, siç lexova në një prezantim të caktuar medial se ‘Prokuroria Speciale Publike është e vdekur”, unë personalisht mendoj se të dyshuarit nuk mundë të shpëtojnë nga përgjegjësia penale në këtë mënyrë. Megjithatë ka sistem juridik i cili duhet të gjejë mënyrë që lëndët në lëmin penal të procesohen dhe në këtë ose mënyrë tjetër të arrijnë deri në zgjidhjen finale”, tha Caca Nikollovska.

Gjykata Supreme, sipas saj, nuk ka kompetenca që ta interpretojë Ligjin për PSP, por këtë duhet ta bëjë vetëm Kuvendi ose Gjykata Kushtetuese nëse është problematike përmbajtja e Ligjit.

Në kontekst të kësaj theksoi se në Ligjin për PSP-në askund nuk qëndron se është e ndaluar ngritja e hetimit pas kalimit të 18 muajve nga marrja e materialeve.

Sipas ish gjykatëses Vera Koco, mendimi juridik i Gjykatës Supreme është juridikisht i papërmbajtur, por megjithatë, siç thotë, do të ketë ndikim ndaj gjykatave më të ulëta.

Javën e kaluar Gjykata Supreme solli mendim juridik në të cilin theksojnë se PSP nuk mund të ngre aktakuzë ose të ndalojë hetimi pas skadimit të afatit prej 18 muajve pasi i kishin marrë “bombat”, afat i cili skadoi më 1 korrik të vitit 2017.

Gjykata Penale Shkup sot kërkoi nga prokurori shtetëror publik Lubomir Jovevski të deklarohet se cila prokurori mundet që në të ardhmen të veprojë si paditës i autorizuar në lëndët e ngritura nga Prokuroria Speciale Publike.

Nga Gjykata theksojnë se, deri në prononcimin e prokurorit shtetëror publik a do të mbeten lëndët kompetencë e PSP-së ose do të ndërmerren nga Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup në të gjitha lëndët vepron sipas dispozitave të LPP, ndërsa për lëndët e PSP-së janë marrë pas skadimit të afatit për të cilin mendim dha Gjykata Supreme e RM-së, se cilat janë urgjente do të vendosin këshillat kompetent penal, me qëllim që të mos vjen deri në vonesa të panevojshme./MIA/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart