Talat Xhaferi për vizitë zyrtare në Slloveni


10/02/2019

Në përbërjen e Delegacionit të kryesuar nga Xhaferi, do të jenë edhe anëtarët e Grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtare e Grupit për bashkëpunim, Frosina Tashevska – Remenski, kryetari i Grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, Nada Cilusheva dhe Shpresa Hadri anëtare e Grupit për bashkëpunim.

Në kuadër të vizitës së punës, Xhaferi do të takohet me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan, me presidentin e Republikës së Sllovenisë dhe kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë.

Xhaferi do të takohet me anëtarët e Komitetit për politikë të jashtme, Komitetin për punë të BE-së, Komitetin për mbrojtje, Grupin e miqësisë me Republikën e Maqedonisë dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.

Në programin për vizitën është paraparë edhe fjalim para deputetëve të Parlamentit dhe takim me koordinuesit e grupeve të deputetëve.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart