Reshje intensive të borës në pjesët lindore dhe juglindore të Maqedonisë


09/01/2019

Udhëheqësi i Filialit rajonal të NP “Rrugët e Maqedonisë Shtip”, Kire Kocev për MIA-n thotë se për momentin, në terren kanë 20 kamionë të cilët i pastrojnë rrugët dhe hedhin material abraziv dhe kripë.

Për momentin nuk ka kurfarë ndalese për zhvillim të komunikacionit në drejtimet rrugore magjistrale dhe rajonale në Maqedoninë jugore dhe juglindore, por Kocev vëren se nevojitet kujdes i veçantë kur udhëtohet nëpër gryka malore, ndërkaq kjo ka të bëjë me drejtimet rrugore fshati i Vinicës istibanja-Makedonska Kamenicë-Dellçevë deri në vendkalimin kufitar me Bullgarinë dhe në rrugën Vinicë-Berovë.

Rekomandohet drejtimi i automjeteve në pajtim me sinjalizimin rrugor dhe kushtet e rrugës dhe përdorimi i pajisjes dimërore.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart