Përmirësim i korridorit transportues evropian me 10 milionë euro kredi


20/09/2018

Me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjeve për hua dhe garanci, në Ministrinë e Financave u krijuan kushte për fillim të punëve ndërtimore, që janë vazhdim i rrugëve të filluara eksprese nga Rankovci deri në Kriva Pallankë, të cilat duhet të jenë gati për dy deri tre vite.

“Borxhi është me afat të pagesës deri 15 vjet dhe grejs periudhë prej dy viteve, me shkallë varabile të interesit, e cila përbëhet nga eurolibor gjashtëmujor, të rritur për margjinë prej një për qind. Shkalla e interesit tani është rret një për qind dhe tani ka kushte jashtëzakonisht të volitshme në treg”, informoi pas nënshkrimit të marrëveshjeve, ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Ai potencoi se projekti do ta përmirësojë lidhjen e Maqedonisë dhe Bullgarisë, me të cilën vitin e fundit seriozisht e rrisim këmbimin tregtar dhe se si pjesë për lidhje të Detit të Zi me atë Adriaktik është me rëndësi të madhe jo vetëm për ekonominë e Maqedonisë, por edhe për rajonin. 

Sipas kushteve për kredinë, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) do të duhet t’i paguajë BERZH-it  provizion të njëfishtë me vlerë prej një për qind nga vlera e borxhit, si dhe provizion për pjesë që nuk tërhiqet të borxhit me vlerë prej 0,5 për qind në nivel vjetor.  

“Projekti i ri do t’i mundësojë  NPRRSH-së ta ndërtojë rrugën nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair, në afërsi të kufirit bullgar në gjatësi prej 13 kilometrave, që është segment nga Korridori panevropian 8. Projekti do t’i përmirësojë lidhjet ekonomike të vendit me Bashkimin Evropian përmes Bullgarisë fqinje, e cila veçmë është anëtare e BE-së. Mbindërtimi i korridorit rrugor panevropian synon drejt krijimit të 10 korridoreve kryesore transportuese përgjatë Evropës, duke i nxitur konektimet transportuese dhe tregtinë”, tha Su Baret, drejtor i ekipit për transport i BERZH-së. 

Siç tha ministri Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, Maqedonia si vend kandidat për anëtarësim në BE është fuqimisht e përkushtuar në zhvillimin rajonal de politikat qeveritare janë orientuar drejt kompletimit të Korridorit 8, i cili, siç tha, do të mundësojë zhvillim ekonomik të rajonit dhe do ta bëjë shtetin qendër kyçe transiti në Ballkan.

Drejtori i Ndërmarrjes publike Zoran Kitanov informoi se ka përfunduar tërë dokumentacioni në aspekt të sigurisë në rrugë dhe mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe po përgatitet dokumentacion për leje për ndërtim dhe mundet menjëherë të fillohet me punë./MIA/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart