LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE kërkojnë alibi për humbjet në zgjedhjet që i pret


15/01/2019

Kështu thuhet në komunikatën e sotme të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, pas paralajmërimeve se partia më e madhe opozitare maqedonase mund t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale që do të mbahen këtë pranverë.

“Mickosi antiperëndimor është i dëshpëruar, tërësisht i humbur në mossuksesin e veprimit të tij destruktiv antiperëndimor.

Ai, Gruevski, Ivanovi dhe Baçevi nuk arritën ta bllokojnë ardhmërinë e Maqedonisë në BE dhe NATO, humbën nga qytetarët.

Qytetarët nuk do të lejojnë Ivanov të ri e as Gruevski të ri.

Maqedonia po ec përpara. Qytetarët vendosën për progres dhe integrim në NATO dhe BE”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart