KSHZ-ja ka pranuar 862  fletëparaqitje për votim nga mërgimtarët, më së shumti nga Berna - Gazeta Express

KSHZ-ja ka pranuar 862  fletëparaqitje për votim nga mërgimtarët, më së shumti nga Berna

15/08/2018 16:38

Prej tyre, 836 janë pranuar, 19 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në përpunim. Numër më i madh i fletëparaqitjeve për votim janë dorëzuar në Bernë – 72, në Londër – 69, në Toronto – 57, Lubjanë – 48 dhe Kanbera -36.

Të dhënat janë deri më sot në orën 13:00, ndërsa fletëparaqitjet parashtrohen përmes ueb faqes www.dijaspora.sec.mk.

Kontroll në Listën zgjedhore në zyrat rajonale të KSHZ-së deri dje kanë bërë 1.967 qytetarë. Prej tyre, numri më i madh kontroll kanë kryer në Manastir – 295, në Strumicë – 148, në Radovish 128 dhe në Prilep – 104.