KE ua tërhoqi vërejtjen Osmanit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për kërcënimet ndaj gazetarëve


07/02/2019

Komisioni Evropian, përmes zëdhënëses Maja Kocijaçiq reagoi në deklaratat e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. Në të dy rastet janë formuluar kërcënime për “pasoja juridike” ndaj mediave për mënyrën e informimit. Komisioni Evropian i cili rregullisht i ndjek ngjarjet në vend në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Maqedoninë përkujton se BE-ja “i jep rëndësi të posaçme lirisë së mediave”.

“Raporti ynë në vitin 2018 theksoi se pse ka përmirësim në klimën mediatike, zero tolerancë duhet të ketë edhe për shqetësim fizik dhe verbal, si dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve”, thotë për MIA-n Maja Kocijançiq.

Ajo shtoi se për Bashkimin Evropian është shumë me rëndësi që qytetarët të mund ta kryejnë detyrën në atmosferë e cila u mundëson të punojnë.

Zëdhënësja e KE për MIA-n gjithashtu shtoi se Unioni pret që të gjitha dyshimet për keqpërdorim të mundshëm të fondeve publike të jenë lëndë hetimi nga ana e trupave kompetent, duke aluduar në rastin e mjeteve që nuk janë transferuar në shtyllën e dytë pensionale, për të cilin foli ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart