Hoxha: Qeveria nuk e ka shumën konkrete për implikimet financiare të Ligjit për gjuhët


16/01/2019

“Pas shpalljes së Ligjit për përdorim të gjuhëve në “Gazën zyrtare”, të gjitha institucionet  janë obliguar  të krijojnë kushte për praktikë të Ligjit në përditshmëri. Çdo institucion  megjithatë duhet të bëjë  analizë të kapaciteteve të saj dhe pavarësisht asaj analize t’i ndërmarrë edhe hapat me të cilat  do të përmirësohen  kapacitetet dhe resurset njerëzore në lidhje me realizimin e Ligjit për gjuhët. Me Ligjin parashikohet edhe formimi  i Inspektoratit  që do ta monitorojë  plotësimin e Ligjit nga ana e të gjitha institucioneve. Për momentin  nuk kemi  shumë të saktë për implikimet financiare,  përkatësisht  sa mund ajo t’i kushtojë Maqedonisë,  por në Buxhetin e vitit të kaluar ishin siguruar njëqind  milion denarë për zbatimin e këtij Ligji në praktikë”, tha Muhamed Hoxha  në pyetjen e gazetarëve.

I pyetur se si do të mundësohet zbatimi i këtij Ligji në komunat dhe institucionet  ku nuk ka të punësuar asnjë shqiptar, Hoxha potencoi se Ligji vlen për të gjitha institucionet që ekzistojnë.

“Për ato institucione që nuk e praktikojnë gjuhën sipas Ligjit për gjuhë  që është në fuqi, parashikohen edhe dënime”, tha Hoxha. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart