Hidhet poshtë padia penale e "Kongresit Botëror Maqedonas" kundër Zaevit dhe Dimitrovit


20/02/2019

Sipas parashtruesit të padisë, veprat e denoncuara i kanë kryer  duke e lidhur Marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve  të shënuara  në rezolutat  817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

“Padia ishte  parashtruar kundër personave  në përbërje të ministrit të Punëve të Jashtme dhe kryetarit të Qeverisë dhe në të citohet  se ata kanë bërë vepra penale, rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë dhe Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim për të cilat, sipas kompetencës ligjore, paraprakisht u deklarua Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të organizuar informojnë nga Prokuroria Publike e Republikës të Maqedonisë së Veriut.

Pas studimit të pretendimeve  në denoncim, thuhet në kumtesë,  prokurori kompetent publik konfirmoi se  në veprimet e të paraqiturve  nuk janë përmbajtur elemente të rëndësishme  të veprave penale të cituara.

“Që të mund  udhëheqja e negociatave për ndërrimin e emrit  të shtetit  në kuptim penal-ligjor të konsiderohet si shkelje e reputacionit të shtetit dhe fjalim tallës i popullit të Maqedonisë dhe pjesëtarëve të bashkësive, nevojitet te të paraqiturit të ekzistojë qëllim i konfirmuar i qartë i kahëzuar drejt talljes, zhvlerësimit dhe poshtërimit të Republikës. Në Preambulën e Marrëveshjes të dy palët nënshkruese u obliguan  në respektimin e parimeve dhe standardeve të cilat janë pranuar ndërkombëtarisht , ndërsa me qëllim të zgjidhjes së dallimeve rreth emrit  dhe përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Megjithatë,  qëllimi për tallje, si element i veçantë subjektiv i paligjshmërisë nuk është përmbajtur  në veprimet e të denoncuarve”, thuhet në kumtesën.

Për veprën penale – tradhti e lartë mund të akuzohet  ndonjë person vetëm  nëse me përdorimin e forcës ose kërcënimit serioz mundohet ta ndryshojë rendin kushtetues të shtetit  ose t’i rrëzojë  organet më të larta shtetërore. Në veprimet e të denoncuarve nuk ka aplikim të forcës, as kërcënim serioz si mjete për zhvatje të vendimit ose sjelljes  së përcaktuar.

Kur bëhet fjalë për veprën penale, Rrezikim të pavarësisë, të denoncuarit gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes,  nuk ishin as nën ndikim,  as nuk kanë pasur ndihmë nga shteti ndaj së cilës vendi ynë  mund të nënshtrohet në varësi ose nënshtrim, që janë elemente kyçe  të qenies njerëzore  në këtë vepër penale.

Prokurori publik kompetent, thuhet në kumtesë,  ka konstatuar se  në veprimet e të denoncuarve gjatë nënshkrimit të marrëveshjes  nuk ekziston komplot  për kryerje të tradhtisë së lartë ose ndonjë vepër tjetër penale,  dhe me vetë atë nuk ekzistojnë  as elementet e veprës penale – Shoqërim për shkak të veprimtarisë armiqësore.

Në lidhje me veprën penale – Punë e paskrupullt në shërbim, nevojitet nga ana e personit zyrtar  të ndërmerren veprime të cilat  paraqesin shkelje të dispozitave ligjore për ndeshje të interesave ose për  veprim të vetëdijshëm  gjatë kryerjes së autorizimit diskrecionar, me lëshim të kontrollit të detyruar, me çka përfitohet interes për veten ose për dikë tjetër ose ndonjë personi tjetër t’i shkaktohet dëm. Në këtë rast nuk mund të bëhet fjalë për ekzistim të qëllimit  për përfitim të interesit ose  për të shkaktuar dëm,  përkatësisht citimet e tilla në denoncim  bazohen në supozimet  e të paraqiturit për të cilët nuk ka  mundësi për të dëshmuar.

Vepra penale – autokraci e nenit 392 paragrafi 1 i Kodit penal, sërish, ndiqet  sipas  padisë private  dhe për këtë vepër prokurori publik nuk është paditës i autorizuar.

Duke i marrë parasysh faktet e cituara, informojnë nga Prokuroria Publike, prokurori kompetent publik  dha vendim  për hedhje poshtë të padisë penale, sepse veprat e paraqitura  nuk janë vepra penale  për të cilat ndiqet  pas  detyrës zyrtare.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart