Gjykata Penale do të kërkojë shpëtimin e hetimeve të PSP-së përmes Kuvendit


05/02/2019

Fillimisht prokurori i Përgjithshëm, Ljubomir Joveski do të duhet të vendosë për atë se cila prokurori do të duhet të drejtojë me lëndët PSP-së të kontestuara nga Gjykata Supreme, por do të kërkoj edhe interpretim autentik nga Kuvendi në bazë të nenit 22 të ligjit për PSP-në, për të cilën Gjykata Supreme dha mendim se Katica Janeva nuk ishte më prokurore e autorizuar për hapjen e hetimeve dhe ngritjen e akuzave.

Joveski tashmë njoftoi publikisht qëndrimin se Gjykata Supreme nuk ka qenë kompetente për të vendosur për këtë çështje për shkak se për interpretimin e Ligjit është përgjegjës Kuuvendi.

Gjykata Supreme javën e kaluar solli mendim parimor juridik se Prokuroria Speciale Publike mund të ngrit aktakuzë ose të urdhërojë ndërprerjen e procedurës hetuese në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e marrjes përsipër të lëndëve dhe materialeve në kompetencë të saj./Alsat/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart