Është pastruar banesa në "Skopjanka" që u evakuua mbrëmë shkaku i kundërmimit nga pelenat e përdorura


20/09/2018

Nga ana e ekipit të ARM-së, me aparaturë është konstatuar se bëhet fjalë për amoniak të pelenave të përdorura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe shërbimet e Ministrisë së Shëndetësisë – Qendra për Shëndet Publik, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale në Shkup.

Nga MPB informojnë se mbrëmë rreth orës 18:50 është lajmëruar se në hyrjen me numër 1 në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” është ndjerë erë e rëndë e pakëndshme dhe qytetarët ankohen për djegie në sy dhe se supozojnë se është hedhur gaz lotsjellës. Është dalë në vendin e ngjarjes me çka është konstatuar erë e fuqishme jo e këndshme.

“Nga ana e Ekipit kundër Zjarreve janë hapur të gjitha dyert nga hapësirat ndihmëse, me çka aroma është zhdukur, përveç në katin e dytë në banesë, pronë e S.S. (64) ku jeton vajza e saj dhe dy nipërit”, thonë nga MPB.

Siç njoftoi paraprakisht MIA, aromë jo e këndshme e pelenave të përdorura ka qenë arsyeja e evkauimit të banorëve të ndërtesës së Qendër Tregtare “Skopjanka” në lagjen Aerodrom. Pas dezinfektimit të kryer dhe gjashtë orë qëndrimi jashtë, mbrëmë vonë qytetarët janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Ndryshe, mbrëmë banorët i ka vizituar kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart