Dimitrovi më 15 dhe 16 mars në Athinë

11/03/2019 14:02

Konferenca dyditore me temë “Politika aktive e jashtme greke në shekullin 21” do të mbahet në amfiteatri e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, ndërsa do të ketë pesë diskutime tematike, nga të cilat e fundit i kushtohet rajonit.

Për Ballkanin dhe Evropën Juglindore të shtunën në mesditë do të diskutojnë ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe ish-shefat e diplomacive shqiptare dhe bullgare Ditmir Bushati dhe Daniel Mitov.

Pas panelit për “Ndryshimet e Ballkanit” do t’i ndahet çmimi ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, pas së cilës do të pasojë edhe fjalimi i Nikos Koxias, me çka do të përfundojë konferenca.

Gjatë vizitës në kryeqendrën greke, sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, ministri i Punëve të Jashtme do të mbajë edhe takime dypalëshe.

Ftesën e Dimitrovit që të marrë pjesë në konferencë, e zbuloi që në fund të vitit të kaluar osh-shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias në intervistën për MIA-n.