Dëshmia e Veljanoskit për 27 prillin: As që më ka shkuar mendja t’i them dikujt t’i hapë dyert e Kuvendit


11/12/2018

“As nuk kam menduar, as nuk i kam thënë dikujt që t’i hapë dyert në Kuvend”, theksoi Veljanoski në përgjigjen e pyetjes së shtruar nga i pandehuri Nikolla Mitrevski-Kolo.

Ai shtoi se nuk ka dhënë urdhër që deputetët të hapin derën dhe se nuk e di nëse dikush tjetër ka dhënë urdhër të tillë.

“Si kryesues e kisha të rëndësishme që konform Rregullores të fillojë dhe të përfundojë seanca dhe të zgjidhet kryetari”, tha Veljanoski.

Sipas tij, kryetari aktual Talat Xhaferi është zgjedhur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, sepse e ka ndërprerë seancën dhe vazhdimi i saj ka qenë i caktuar për ditën e nesërme në ora 11.

Në dëshminë para gjykatës, Veljanoski theksoi se atë ditë e ka ndërprerë seancën në orën 18, pas çka ka qëndruar deri në fund në kabinetin e tij dhe ka refuzuar të evakuohet në dhomën speciale për evakuim.

Ai dëshmoi se rreth orës 17:50 është bërë situata e tensionuar në sallën kuvendore pas së cilës i ka dërguar mesazh Goran Gjoshevskit – Levi, i cili ka qenë sigurimi personal i tij 9,5 vite, që të hyjnë së bashku me shefin e sigurimit të brendshëm të Kuvendit në sallën kuvendore dhe ta qetësojnë situatën nëse vjen nderi në eskalim. Atëherë nuk e ka ditur se Gjoshevski nuk është në Kuvend sepse nëna e tij ka pasur probleme shëndetësore. Kur ka shkuar në Kabinet, me mesazh sërish e ka kërkuar Gjoshevskin. Kur ka ardhur ky, ka kërkuar nga ai të ulet dhe ta mbrojë para Kabinetit.

Pjesa më e madhe e ngjarjeve, sipas Veljanoskit, kanë ndodhur para Kabinetit ku në çdo dy minuta janë dëgjuar shok bomba dhe ka pasur përpjekje për hyrje të dhunshme. Pas rreth një ore, Gjoshevski i ka thënë se nuk munden t’i parandalojnë protestuesit, ndërsa në momentin kur Veljanoski ka dalë t’i pyesë çka kërkojnë, Gjoshevski ka rënë dhe ka mbetur pa vetëdije pas së cilën kanë intervenuar ekipet e Ndihmës së shpejtë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart