Ahmeti: Sot po korrim atë që kemi mbjellë gjatë dekadave pas nesh


06/02/2019

Ai e ka quajtur ditën e sotme një ditë të veçantë.

“E jashtëzakontë! Dita e sotme është shumë e veçantë për secilin nga ne, për vendin, për rajonin, por edhe për komunitetin euro-amerikan të vlerave të përbashkëta demokratike, liridashëse dhe solidare”, porosit Ahmeti në statusin e tij.

Ai thotë se duhet që të jemi krenar që po i jetojmë këto ditë bashkërisht dhe kemi mundësi të japim kontribut në realizimin e synimeve dhe ndërtimin e ardhmërisë.

Protokolli për inkuadrimi e Maqedonisë në NATO u nënshkrua sot në Bruksel, ndërsa në aktin e nënshkrimit merrnin pjesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitirv.

Me nënshkrimin e Protokollit Maqedonia bëhet pjese e të gjitha trupave dhe organeve të Aleancës me të drejtë që të marrë pjesë në debate, por jo edhe me të drejtë vote. Ky status do të zgjatë derisa nuk përfundon procesi i ratifikimit të protokollit në parlamentet e të gjitha 29-vendeve anëtare të NATO-s.

Greqia, e para do të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës. Procesi i ratifikimit në parlamentet e të gjitha vendeve – anëtare të NATO-s zakonisht zgjat rreth një vit, ku më pas NATO do të duhet që t’i bëjë ftesë vendit kandidat për inkuadrimin e saj në Aleancë.

Në rrethana optimale, pritet që Maqedonia të bëhet anëtare me të drejta të barabarta në NATO në kuartalin e parë të vitit 2020.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart