New Yorker: Një tragjedi amerikane


09/11/2016

Ai më tutje shkruan se si Amerika do t’ia japë lamtumirën një presidenti, siç e quan ai, të integritetit, dinjitetit dhe shpirtit bujar, transmeton Express.

Më poshtë mund t’i lexoni disa fragmente nga kolumna e tij.

Zgjedhja e Donald Trumpit president nuk është asgjë më pak se një tragjedi për republikën amerikane, tragjedi për Kushtetutën, dhe triumf për forcat në shtëpi dhe jashtë shtetit, tragjedi e nativizmit, autoritarizmit, mizogjinisë dhe racizmit.

Fitorja tronditëse e Trumpit, ngritja e tij në Presidencë, është një ngjarje e përshirë në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe demokracisë liberale.

Më 20 janar 2017, ne do t’i themi lamtumirë presidentit të parë afro-amerikan – një njeriu të dinjitetit, integritetit dhe shpirtit bujar – dhe do të jemi dëshmitar të përurimit të një batakçiu, i cili ka bërë pak për ta refuzuar përkrahjen publike përmes forcës së ksenofobisë dhe përparësisë i të qenet i bardhë. Është e pamundur të reagosh ndaj këtij momenti përveç se me zmbrapsje dhe ankth.

David Remnick është redaktor i “New Yorker” që nga viti 1998 dhe shkrimtar i stafit që nga viti 1992./Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart