New York Times: Kina dhe Rusia dëgjojnë telefonatat e Trumpit


25/10/2018

Raporti i Times duke cituar zyrtarët aktualë dhe ata që ishin më parë, tha se spiunët kinezë kanë dëgjuar thirrjet e telefonit të Trump dhe se ndihmësit e Trumpit kanë thënë se spiunët rusë po dëgjonin rregullisht.

Përdorimi i telefonit celular të Trump është vënë re gjatë gjithë mandatit të tij dhe ekspertët e sigurisë kanë ngritur shqetësimet e tyre edhe në të kaluarën, njofton Klan Kosova.

CNN vuri re në prill që pasi John Kelly u bë shef i stafit, Trump bëri më shumë thirrje përmes centralit të Shtëpisë së Bardhë, por më pas, Trump kishte filluar të bënte më shumë thirrje përmes telefonit të tij.

Raporti i New York Times tha se zyrtarët ngritën një alarm në lidhje me refuzimin e Trump për t’i ndaluar thirrjet e pasigurta.

Këta zyrtarë i thanë Times-it se Kina është duke shikuar t’i përdorë gjetjen nga Trump për të ndihmuar vendin në mosmarrëveshjet tregtare që kanë me SHBA-në dhe se kinezët kishin vërejtur bisedat e Trumpit me Stephen Schwarzman, kreu i Grupit Blackstone dhe Steve Wynn, i cili ka krijuar investime të mëdha të lojërave të fatit në Macau, në Kinë.

Kina, nga ana tjetër, ka filluar përdorimin e biznesmenëve të saj në përpjekje për të ndikuar njerëzit që janë të afërt me Trump dhe që bisedojnë me të.

Një avokat i Wynn tha për Times se Wynn ishte në pension dhe nuk pranoi të komentojë, dhe një zëdhënëse për Blackstone tha se Schwarzman “ka qenë i lumtur që shërben si ndërmjetës në disa çështje kritike midis dy vendeve me kërkesë të të dy krerëve të shteteve”.

Siç thotë raporti, Trump i tregoi Wall Street Journal këtë javë se ai kishte liri veprimi rreth informatave që përhap përmes telefonit të tij.

“Unë në të vërtetë thashë mos ma jep mua në telefon”, tha Trump për lajmin e vdekjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. “Unë nuk dua që ajo të jetë në telefon. Sa të mirë duhet të jenë këta telefona”.

“Në të vërtetë thashë mos më jep mua në telefon”, tha Trump për informacionin mbi vdekjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart