Nënkryetari i AAK’së: Haradinaj s’do ta heqë taksën, s’ndikohet nga presioni


30/01/2019

Ai ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj mbetet i vendosur që taksa të qëndrojë.

Sipas tij, taksa do të mbetet, dhe kjo si një levë në dorë të qeverisë së Kosovës, e cila i kushtëzon Serbisë që të ndryshojë raportet ndaj Kosovës.

“Nuk kemi nevojë me fol kundër njëri-tjetri. Mendoj që Kosova e ka pozicionin e mirë me mbajt edhe qeverinë e edhe taksën”, ka thënë ai në “Rubikon” të KTV’së. 

“Pastaj partitë politike mund të merren vesh se kur duan të shkojnë në zgjedhje”, ka shtuar Gjini. 

“Kryeministri Haradinaj vetë ka deklaruar disa herë. Kryeministri insiston që taksa të mbetet”, ka thënë ai. 

“PDK e ka mbështetur fuqishëm fillimisht dhe tash ka presion mirëpo kryeministri është absolutisht i vendosur që taksa të mbetet”, ka deklaruar Gjini.

“Presioni vjen nga fizika dhe do të thotë shtypje, e shtypja ndikon aty ku është më but”, ka theksuar ai.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart