Në kërkim të arit: Si iu bashkuan kosovarët garës për valutat e fshehta (Video)


23/08/2017

“A e di se, – më pyeti Milot Mehmeti, – ndërsa po rrinim në kafenenë e tij,- për të deklaruar para në bankë në Kosovë duhet të paguash një euro? Për këtë arsye, më tha ai, nuk kam një llogari personale bankare.”

Një blerës dhe shitës i kripto-valutave gjatë ditës, Mehmeti është edhe pronari krenar i biznesit të parë kosovar që pranon bitcoin, një valutë dixhitale ‘peer-to-peer’ që i anashkalon bankat si ndërmjetëse në transaksion. Kafeneja e Mehmetit, e hapur vetëm para dy javësh, është po ashtu shtëpia e një prej dy bankomateve të para të bitcoin në vend, përmes të cilave mund të shkëmbehen eurot e fituara me djersë për bitcoina, një njësi e vetme e të cilit vlerësohet momentalisht 2,875 dollarë amerikan.

Kafeneja, e titulluar Satoshi sipas shpikësit anonim të bitcoinit, Satoshi Nakamoto, është një vrimë e vogël e sapo lyer me një tarracë të bukur që shpreson të bëhet epiqendra e komunitetit të kripto-valutavë në Kosovë, i cili është rritur dukshëm, sidomos pasi që kapitalizimi i tregut të kripto-valutave në përgjithësi (dhe Bitcoin në veçanti) ishte fryrë majin e shkuar.

“Për momentin komuniteti është i shpërndarë. Ne duam ta ndryshojmë këtë,” tha Mehmeti për BIRN. Ai është themelues i Cryptex, një kompani lokale që ka blerë dhe shitur kripto-valuta për afro një vit e gjysmë. Sipas tij, ekziston ende një stigmë ndaj kripto-valutave dhe kjo pjesërisht është edhe arsyeja pse komuniteti nuk është duke shkëmbyer informacione në mes vete.

Një aurë e misterit dhe legalitetit të dyshimtë i përcjellë kripto-valutat gati gjithkund në botë. Kjo është rezultat kryesisht i risisë së tyre duke pasë parasysh që bitcoin, valuta e parë ‘peer-to-peer’, është shpikur vetëm në vitin 2009.

Sikundër në vendet e tjera, kripto-valutat s’janë ende të rregulluara me ligj në Kosovë. Por, nuk ka pasur as ndonjë tentativë për t’i ndaluar ato.

Megjithatë, një kombinim i shpërblimeve potenciale të mëdha, mungesa e mundësive për investim, dhe një shkallë e lartë e penetrimit të internetit, e ka bërë Kosovën një ambient specifikisht të gatshëm për një bum të blerjes dhe shitjes së kripto-valutave./Kallxo.com

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart