Në Ferizaj nis protesta në mbështetje të së miturës nga Drenasi


11/02/2019

Protestuesit fillimisht do të qëndrojnë para ish-objektit të Gjykatës Komunale, për të vazhduar deri te Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj. 

Ditë më parë u mbajtën protesta edhe në Prishtinë e Drenas, si shenjë revolte ndaj rastit të fundit që ka ndodhur në Drenas.

Më 5 shkurt në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V., ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar të abortojë. 

Mësimdhënësit dhe policit që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast, iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Ndërkohë që gjinekologu është në arrest shtëpiak.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart