Ndryshimi i klimës, 13 nga 26 vende e shohin si kërcënimin më të madh


11/02/2019

Ndryshimi i klimës shihet si kërcënimi më i madh ndërkombëtar, sipas rezultateve të një studimi global të botuar të dielën, pasuar nga terrorizmi dhe siguria kibernetike.

Sondazhi i kryer vitin e kaluar nga qendra  “Pew Research” me bazë në SHBA, zbuloi se në 13 nga 26 vendet e anketuara, pjesëmarrësit panë ndryshimin e klimës si rrezikun më të madh.

8 vende vlerësuan terrorizmin nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik si kërcënimin më të madh, ndërsa 4 vende të tjera përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut, vlerësuan si më të rrezikshëm sulmet kibernetike të kryera nga vendet e tjera, transmeton oranews.

Shqetësimet në lidhje me programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, ekonomia globale, fuqinë dhe ndikimin në rritje të Kinës përmenden në rezultatet e sondazhit, por nuk shihen si shqetësime kryesore nga vendet e anketuara.

Polonia e shikon ndikimin e Rusisë si kërcënimin më të madh, por ky shqetësim nuk është shfaqur dukshëm në mesin e vendeve të tjera.

Po ashtu sondazhi në fjalë tregon se shqetësimi për fuqinë dhe ndikimi e SHBA-së po rritet, krahasuar me sondazhet e kryera në vitet 2013 dhe 1217.

Me së shumti ky shqetësim në lidhje me SHBA-në u rrit në Gjermani me 30 % krahasuar me sondazhin e vitit 2013.

Mbështetësit e partive populiste evropiane të djathta, përfshirë edhe Alternativë për Gjermaninë, ishin më skeptikë sa i përket vlerësimit të ndryshimeve klimatike si kërcënimi me i madh në botë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart