Mustafa: Shenjtërimi i Nënë Terezës, nder i jashtëzakonshëm për popullin tonë


15/03/2016

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Mustafa ka thënë se ky është vlerësim i merituar për Nënë Terezën.

Ky është postimi i plotë i Mustafës në rrjetin social:

“Sot, është një ditë e shënuar për shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë anekënd botës. Miratimi nga Papa Françesku i dekretit përfundimtar për shenjtërimin e Nënës Terezë më 4 shtator 2016, është vlerësim i merituar për Nënën e madhe shqiptare, e njëkohësisht është nder i jashtëzakonshëm për popullin tonë. Ne, sot, jemi krenarë që nga gjiri i popullit tonë doli Nëna Terezë, e cila me jetën, përkushtimin dhe sakrificën e saj mbresëlënëse, u bë simbol global i humanizmit dhe dashurisë për njeriun, u bë shenjtëreshë e botës mbarë. T’i falemi Nënës tonë të madhe Gonxhe Bojaxhiut! IM”

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart