Morën mall pa paguar e më pas penguan policët në detyrë, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave


21/02/2019

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.SH., më 7 shkurt 2019, ka shkuar tek “HIB Petrol”, në komunën e Gjilanit, së bashku me të pandehurin L.K., të cilët ishin në gjendje të dehur, me ç’rast i pandehuri A.SH., fillimisht kërkon një pako cigare, pastaj një mbushje të telefonit, të cilat nuk i paguan, ku pas kësaj e detyron shitësin, tani të dëmtuarin B.S, që të ulej në tavolinë me të njëjtit, me ç’rast ka detyruar të dëmtuarin që të vepronte kundër vullnetit të tij.

Me këto veprime, i pandehuri A.SH., ka kryer veprën penale “Detyrimi” nga neni 340 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, i pandehuri L.K. ka penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, në atë mënyrë që zyrtarët policor H.P. dhe A.R., fillimisht i ka kanosur me fjalë, pastaj i ka penguar, duke i kapur për uniforme, gjatë kohës kur tentonin ta arrestonin të pandehurin A.SH.

Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409 paragrafi 5 të KPRK-së.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart