Ministri kosovar jep 1 mijë e 357 euro për dënimin e Xhakës e Shaqirit


27/06/2018

Siç shihet në fondacionin online ‘Gofoundme’, ai ka deponuar 1 mijë e 357 euro për të paguar dënimin e FIFA-s.

Ministri Hasani edhe më herët kishte përkrahur lojtarët shqiptarë të Zvicrës, duke kërkuar të ndihmohen për dënimin.

Sidoqoftë, Hasani që udhëheq me një nga ministritë më të rëndësishme, ka rrogë aktuale prej 1270 euro. Ajo pritet të rritet.

Ndërkohë, dje është mbërritur shuma e dënimit të FIFA-s për Xhakën e Shaqirin, pa kaluar as edhe 24 orë.

Ndryshe, pasi bënë shqiponjën lojtarët e Zvicrës Xhaka, Shaqiri dhe Lichteiner u dënuan më 25 mijë franga zvicerane.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart