Ministri gjerman i shëndetësisë kërkon që të ndalohen terapitë për “shërimin” e homoseksualëve


16/02/2019

“Homoseksualizmi nuk është sëmundje, prandaj nuk ka nevojë të trajtohet” tha ministri Spahn për gazetën “Die Tageszeitung”. Ai ka pranuar se është homoseksual dhe shpreson që ligji që ndalon këto terapi të miratohet gjatë verës së ardhshme.

Terapitë e bisedave përdoren si trajtim për ta ndryshuar identitetin gjinor. Ato përdoren më së shumti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga prindërit e adoleshentëve homoseksualë dhe transgjinorë. Është raportuar se prindërit i përdorin këto terapi kundër vullnetit të fëmijëve të tyre.

Shumica e këtyre terapive përfshijnë terapinë e bisedimit, por në disa teknika përdoren edhe injeksionet me sasi të lartë të testosteronit, shoku elektrik dhe mënyra tjera të trajtimit.

“Unë nuk besoj në këto terapi, kryesisht për shkak se vet jam homoseksual”, tha Spahn, i cili përfaqëson krahun e djathtë të partisë konservatore të Angela Merkelit. Ai shpreson se do ta ketë përkrahjen e kolegëve kur ligji të hidhet në votim, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart