Ministri britanik Lidington kërkon nga Ivanovi që ta tërheqë vendimin për falje


14/04/2016

“Vendimi i Presidentit më 12 prill që t`i falë personat të cilët gjenden në procedurë parahetimore për akuza për keqpërdorime është shqetësuese.

Ky vendim i mbron edhe përfaqësuesit zyrtarë edhe ish ministrat e akuzuar për korrupsion dhe e mohon drejtësinë për njerëzit e Maqedonisë.

Akuzat nga materialet e përgjuara, ngritën pikëpyetje serioze për sundimin e së drejtës dhe kredibilitetin e zgjedhjeve.

Ato akuza duhet që të hetohen në tërësi në pajtueshmëri me proceset juridike, që Maqedonia të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për krizën aktuale politike. Kërkoj që Presidenti i Maqedonisë ta tërheqë vendimin”, porositi Lidington.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart